Banorët e Lezhës në protest para fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore: Jetojmë në ajër të ndotur, institucionet të marrin masat

Publikuar tek: aktualitet, më 12:30 06-08-2020 Banorët e Lezhës në protest para fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore: Jetojmë në ajër të ndotur, institucionet të marrin masat

Banorët e Lezhës janë ngritur ditën e sotme në protest përpallë fabrikës së së përpunimit të mbetjeve shtazore.

Ata janë ngrituer në protest pasi afër 200 familje jetojnë në ajër të ndotur për shkak të përpunimit që bën fabrika.

Ata janë shprehur se është hera e katër që protestojnë dhe se institucionet përkatëse nuk po bëjnë asgjë.

Banorët kanë paralajmëruar se nëse nuk merren masa do të dalin sërish në protestë deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Fabrika është e ndërtuar në ish-uzinën industriale të Lezhës dhe riciklon mbetjet shtazore dhe i kthen në lëndë të parë për blegtorinë, por banorët shprehen se teknologjia e vendosur nuk i përshtatet zonave të banuara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094230175018311
array(1) { ["section"]=> string(139) "banoret-e-lezhes-ne-protest-para-fabrikes-se-perpunimit-te-mbetjeve-shtazore-jetojme-ne-ajer-te-ndotur-institucionet-te-marrin-masat-216268" }