Banorët e Marinzës: Nuk kthehemi në shtëpi. Nis procedimi penal ndaj Bankers Petroleum

Publikuar tek: aktualitet, më 08:40 02-04-2015 Banorët e Marinzës: Nuk kthehemi në shtëpi. Nis procedimi penal ndaj Bankers Petroleum

Banorët e Marinzës kundërshtojnë kthimin në shtëpitë e tyre ditën e sotme, pas shpërthimit ndodhur dje në një pus nafte dhe evakuimit të tyre me shpejtësi nga autoritetet. Ndërkohë që ka nisur procedimi penal ndaj kompanisë Bankers Petroleum. Inspektorët që kanë shkuar në vendngjarje thonë se ka vetëm dëme të mbjellash e banesash.

Banorët nga ana tjetër thonë se ende ka rrezik në zonën e pusit si rrjedhim nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre. “Nuk do qëndrojmë në shtëpi, jemi në rrezik. Ndihemi shumë të rrezikuar. Banesat kanë pësuar dëmtime të mëdha’’, shprehet njëri nga banorët që natën e ka kaluar në një hotel në Fier.

Prokuroria e Fierit dhe Policia nisi dje hetimet për shpërthimin e gazit në Marinzë. Pritet edhe një procedim penal ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”, për shkak se ajo ka vijuar punimet në kohën kur ato ishin pezulluar. Që prej datës 27/2/2015 kompanisë naftënxjerrëse Bankers Petroleum i ishte pezulluar leja mjedisore e për pasojë duhej të ndërpritej plotësisht puna e saj.

Pas shpërthimeve në zonën e Marinzës Ministria e Mjedisit vendosi të pezullojë aktivitetin e “Bankers Petroleum” deri në plotësimin e kushteve nga kompania. Ministria ka thënë se shkaqet e incidentit në Marinzë janë ende të paqarta, ndërkohë që Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka njoftuar për nisjen e inspektimit të aktiviteteve të “Bankers Petroleum”. Ministria e Mjedisit dhe Forcat e Armatosura dërguan dje 10 specialistë për monitorim të zonës në Marinzë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapen 60 klandestinë në pikën kufitare të Kakavijës, midis tyre gra e fëmijë
Dyshohet se vrau dentistin amerikan, arrestohet shqiptari në SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.017225027084351
array(1) { ["section"]=> string(89) "banoret-e-marinzes-nuk-kthehemi-ne-shtepi-nis-procedimi-penal-ndaj-bankers-petroleum-7595" }