Banorët e Pishkashit ngrenë alarmin: Kompania private po ndot me dinamit ujin e pijshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 08:48 07-06-2019 Banorët e Pishkashit ngrenë alarmin: Kompania private po ndot me dinamit ujin e pijshëm Foto ilustruese

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e newsbomb.al, nga banorët e fshatit Pishkash të rrethit Librazhd.

Banorët e shqetësuar shprehen se prej disa ditësh kanë pasur probleme me ujin e pijshëm pasi sipas tyre një subjekt privat kryen aktivitetin e tij në burimin e ujit të pijshëm.

Banorët shprehen se ky aktivitet sjell ndotjen e ujit me dinamit ç'ka është e rrezikshme për shëndetin e të gjithë ate që konsumojnë këtë ujë.

Banorët shprehen tejet të shqetësuar pasi rrezikohet shëndeti i tyre dhe janë të frikësuar pasi nuk po merret asnjë masë.

'Është i njëjte problem me atë të Bulqizës, por këtu mund të shkojë dhe më keq', shprehet një prej banorëve të zonës.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë në Bulziqë, u helmuan nga uji i pijshëm mbi 100 persona.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031543970108032
array(1) { ["section"]=> string(93) "banoret-e-pishkashit-ngrene-alarmin-kompania-private-po-ndot-me-dinamit-ujin-e-pijshem-167234" }