Banorët e prekur nga tërmeti, Klosi inspektim në Manzë: Plan afatgjatë strehimi, asnjë diferencim mes banorëve

Publikuar tek: aktualitet, më 21:02 09-12-2019 Banorët e prekur nga tërmeti, Klosi inspektim në Manzë: Plan afatgjatë strehimi, asnjë diferencim mes banorëve Ministri i Turizmit, Blendi Klosi gjate inspektimit ne Manze

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka inspektuar ditën e sotme zonën e Manzës ku dhe ka deklaruar se situata pas tërmetit të 26 nëntorit po mirëmenaxhohet.

Sipas Klosit po vazhdohet me ndarjen e ndihmave me ushqime, cadrave dimërore dhe batanijeve duke ofruar trajtim për kushtet e dimrit por edhe për strehim afatgjatë. .

Ministri Klosi iu përgjigj dhe akuzave në lidhje me kushtet ku jetojnë banorët e prekur nga tërmeti.

‘Për çdo familje është gjetur një zgjidhje për ata që duan të sistemohen në hotele, janë tashmë në hotele, për familjet që duan t’i afrohen zonave ku kanë banuar do të kenë çadrat dimërore me të gjitha kushtet por po ashtu për një pjesë të famlijeve që duan të gjejnë edhe një zgjidhje alternative qoftë në qytetin e Durrësit apo në Tiranë, po afrohet sistemi i kredive afatgjata për t’i ofruar gjithësecilit një zgjidhje më të qëndrueshme’, ka thënë ministri Klosi.

Ministri Klosi deklaroi gjithashtu se në të gjithë zonën hoteliere janë strehuar rreth 4200 banorë që janë të sistemuar në 16 hotele ndërsa ka një plan emergjence për rikthimin në jetën e përditshme të banorëve dhe menaxhimin e të gjithë sistemimit në zonën e Durrësit si në qendër ashtu edhe në zonën rurale.

Fjala e ministrit Klosi:

Zona rurale në Durrës është po ashtu shumë e dëmtuar, dhe sot jemi në Manzë, së bashku me përfaqësuesit e bashkisë edhe të Komitetit të Menaxhimit të Krizave për të sistemuar të gjitha familjet e zonës së Manzës. Edhe këtu ka një problematikë urbane dhe rurale pasi qendra është me pallate të cilat janë shembur plotësisht dhe për këtë na duhet një sistemim afatgjatë i banorëve. Ndërkohë që pranë shtëpive të zonës rurale jemi këtu me zvministren për të shpërndarë të gjitha çadrat dimërore, për të krijuar kushtet e nevojshme për të jetuar dhe ajo që kemi ndërmarrë në gjithë këto ditë post-tërmet, jemi duke menaxhuar problematikat një nga një. Besoj që banorët na mbështesin në atë çfarë kemi bërë dhe jemi shumë të qartë që nuk ka asnjë diferencim, çdonjëri do të marrë trajtimin që i duhet dhe trajtimin sa më të mirë për kushtet e dimrit që kemi përpara, por edhe për sistemimin afatgjatë. Në të gjithë zonën hoteliere kemi rreth rreth 4200 banorë që janë të sistemuar në16 hotelet që kanë mirëpritur të larguarit. Po bëhet një plan emergjence sesi do të se si do të rikthehen në jetën e përdishme këta banorë por ajo që është e rëndësishme është që të kemi një menaxhim të gjithë sistemimit në zonën e Durrësit dhe Durrësi nuk është vetëm qendra e cila ka marrë goditje të madhe por edhe zonat rurale.

Jemi duke evidentuar së bashku më përfaqësuesit e njësisë administrative të Manzës problematikat e çdo famlijeje duke i ardhur atyre në ndihmë. Përsa i përket kampit ku janë sistemuar 81 familje, ai kamp sot e ka ditën e tij të fundit pasi për çdo familje është gjetur një zgjidhje për ata që duan të sistemohen në hotele, janë tashmë në hotele, për familjet që duan t’i afrohen zonave ku kanë banuar do të kenë cadrat dimërore me të gjitha kushtet por po ashtu një pjesë të familjeve që duan të gjejnë edhe një zgjidhje alternative qoftë në qytetin e Durrësit apo në TIranë, po afrohet sistemi i kredive afatgjata për t’i ofruar gjithësecilit një zgjidhje më të qëndrueshme, Sot kampi do të pushojë së ekzistuari.

tiiii.jpeg

omee.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027884006500244
array(1) { ["section"]=> string(114) "banoret-e-prekur-nga-termeti-klosi-inspektim-ne-manze-plan-afatgjate-strehimi-asnje-diferencim-mes-banoreve-188907" }