Banorët e rrethuar nga uji në Sukth kërkojnë ndihmë në Newsbomb, shtabi: Kemi nisur mjetet për evakuuim

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:20 07-01-2016 Banorët e rrethuar nga uji në Sukth kërkojnë ndihmë në Newsbomb, shtabi: Kemi nisur mjetet për evakuuim Ura e Shijakut

Lumi Erzën ka dal nga shtrati në mbrëmje duke shkaktuar përmbytje në shumë zona në qytetin e Shijakut dhe në Sukth. Situata paraqitet problematike, ndërkohë që disa banorë të Sukthit kanë kontaktuar në mesnatë në redaksinë e Newsbomb.al dhe kanë bërë thirrje për ndihmë. Menjëherë redaksia është lidhur me Shtabin e Emergjencave për t’i vënë në dijeni lidhur me këtë situatë, ndërkohë autoritet theksuan do të nisen drejt vendit dhe me varka do të bëhet evakuuimi i banorëve të bllokuar nga uji. Gjithashtu, raportohet se disa prej banorëve ndodhet në katet e dyta dhe të treta të banesave të tyre, ndërsa gjatë ditës atyre u është kërkuar të largohen prej andej, por kërkesa e autoriteteve nuk është marrë parasysh nga vetë ata. Personeli i Shtabit të Emergjencave është nisur drejt Sukthit për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Katet e para të banesave dhe bizneseve në Shijak dhe Sukth janë rrethuar nga uji. Lumi rrezikon të kalojë edhe urën e Shijakut, siç shihet edhe në foto. Megjithatë situata në mëngjes duket më e stabilizuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031982898712158
array(1) { ["section"]=> string(107) "banoret-e-rrethuar-nga-uji-ne-sukth-kerkojne-ndihme-ne-newsbomb-shtabi-kemi-nisur-mjetet-per-evakuuim-29338" }