'Banorët e Unazës do fitojnë', Balliu nga protesta: Presim përshkallëzime

Publikuar tek: aktualitet, më 17:49 02-01-2019 'Banorët e Unazës do fitojnë', Balliu nga protesta: Presim përshkallëzime

Në ditën e 60 të protestës së banorëve të Astirit, e cila u përshkallëzua deri në djegien e gomave, ishte edhe deputeti demokrat Klevis Balliu.

Balliu u shpeh optimist, teksa tha se banorët e Unazës do ta fitojnë kauzën kundër shembjes së shtëpive dhe realizimit të projektit të Unazës së Madhe.

'Demokratë dhe socialistë të hapin sytë dhe të shohin se çfarë po ndodh në Shqipëri, sesi ky projekt po vidhet. Ti themi jo kësaj diktature mafioze, ta shporrim këtë njeri njëherë e mirë. Rama të largohet urgjentisht, të dalë para drejtësisë, të shkojë atje ku e ka vendin, në burg. Nëse këta banorë nuk do të kishin rezistuar, shtëpitë e tyre do të ishin shembur. Nuk kam asnjë dyshim që banorët e Unazës do ta fitojnë këtë kauzë. Sikundër jam i sigurtë që të gjithë qytetarët shqiptarë do ta fitojnë kauzën kundër qeverisë ilegjitime të ardhur në pushtet me paratë e drogës', tha deputeti demokrat, ndërkohë që mirëkuptoi përshkallëzimin e protestës dhe mbështeti vendimin e banorëve për të hyrë në grevë urie në ditët në vijim.

'Menaxhimi dhe organizimi i protestës është i banorëve, por unë mund të them që ciladoqoftë vendimmarrja e tyre, Partia Demokratike do ta mbështesë. Përshkallëzimet e protestës janë mëse të pritshme nëse qeveria nuk stepet dhe nuk tërhiqet nga afera korruptive që po bëhet këtu', tha Balliu ndër të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbuloni sa vite iu duhen për tu bërë milioner në Shqipëri
‘Messenger’ apo ‘WhatsApp’? Ja cili është aplikacioni që përdorin më shumë shqiptarët »
Article Logic
Execution time: 0.012202978134155
array(1) { ["section"]=> string(76) "banoret-e-unazes-do-fitojne-balliu-nga-protesta-presim-pershkallezime-147294" }