Palmat e vjetra të Vlorës vazhdojnë të jenë sërish një kërcënim për banorët e këtij qyteti.
Një tjetër pemë dekorative është rrëzuar paraditen e sotme, mesa duket pas lagështirës së krijuar gjatë ditëve të fundit me reshje intensive shiu.
Palma është rrëzuar përgjatë Lungomares, por fatmirësisht gjatë këtij momenti nuk ka patur banorë aty pranë dhe s’ka asnjë të lënduar.
Megjithatë, raste të ngjashme më herët nuk kanë kaluar pa u vënë re, pasi nga rrëzimi i tyre ka patur edhe njerëz të lënduar, kryesisht fëmijë, apo dëme në automjete.
Në këto foto të publikuara nga vloraneës punonjës së Ndërmarrjes së Gjelbërimit janë angazhuar në pastrimin e zonës. Rrezikshmëria ndaj dëmtimit të automjeteve është prezent në cdo aks ku janë të mbjella Palma, trupi i të cilave është përthyer dhe nga momenti në moment pritet të rrëzohen.