Vazhdon protesta e banorëve të Zharrëzës në Fier kundër kompanisë Bankers Petroleum dhe qeverisë shqiptare.
Banorët kërkojnë ndalimin e punimeve të kompanisë së naftës dhe dëshmpërblim për shtëpitë që u janë shkatërruar nga aktiviteti i saj.
Qeveria nuk është treguar e aftë të gjejë një zgjidhje, ndërsa deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi deklaroi të enjten në Kuvend se Bankers ka blerë ministrat, deputetët dhe mediat në Shqipëri.
Disa persona ndodhen aktualisht në ditën e nëntë të grevës së urisë.