Banorët e Zharrëzës vijnë të “karikuar” në Tiranë, nisin protestën dhe thërrasin: “Poshtë korrupsionit...” (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:08 25-02-2017 Banorët e Zharrëzës vijnë të “karikuar” në Tiranë, nisin protestën dhe thërrasin: “Poshtë korrupsionit...” (FOTOT)

Banorët e Zharrzës kanë nisur protestën e paralajmëruar prej ditësh, menjëherë sapo kanë mbërritur në Tiranë.

Të vendosur përballë godinës së ministrisë së Energjitikës, ata kanë ngritur zërin, për të zbatuar kërkesat e tyre, kundër firmës private “Bankers Petrolium” për të ndërprerë punën, pasi uji i tyre po helmohet dhe shpërthimet po u shkatërrojnë shtëpitë e banimit.

“Poshtë korrupsionit”, ka qenë një nga thirrjet e protestuesve. Ndërkohë, protestës së tyre u janë bashkuar edhe protestues nga Partia Demokratike, duke thirrur: “Jemi me ju, jemi me ju...”

Banorët e kësaj zone të Fierit kanë ecur 4 ditë me këmbë nga zona e Zharrëzës në kryeqytet, duke sfiduar lodhjen dhe problemet e motit.

 

 zharrez_3.jpg

zharrez_2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Korrupsioni në gjykata i ka bllokuar 40 projekte bashkisë, vettingu i domosdoshëm
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen keq dy makina (Foto nga vendngjarja) »
Article Logic
Execution time: 0.012992143630981
array(1) { ["section"]=> string(109) "banoret-e-zharrezes-vijne-te-karikuar-ne-tirane-nisin-protesten-dhe-therrasin-poshte-korrupsionit-fotot-69923" }