Banorët i bllokuan rrugën Ramës në Korçë, Klevis Balliu: Katër herë ndërrove vendin e takimeve nga frika, s'ke parë gjë akoma

Publikuar tek: politike, më 20:04 15-06-2019 Banorët i bllokuan rrugën Ramës në Korçë, Klevis Balliu: Katër herë ndërrove vendin e takimeve nga frika, s'ke parë gjë akoma

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në bashkinë e Devollit, ku qytetarët kanë bllokuar rrugën Korçë-Bilisht duke e detyruar të devijojë drejtim.

Ish-deputeti i PD për Qarkun e Korçës, Klevis Balliu thotë se Rama u detyruar të ndërronte katër herë rrugë dhe vendin e takimit nga frika e qytetarëve. Sot i tmerruar bën presion me policinë shkruan Balliu, ndërsa shton se Rama ska parë gjë akoma.

'Erdhe në Qarkun e Korçës por ti nuk shkel dot në asnjë vend pa gjetur protesta, pa gjetur revoltën qytetare. Katër herë ndërrove rrugën dhe vendin e takimeve nga frika e qytetarëve, të cilët kanë që në mëngjes që të kërkojnë, por ti fshihesh dhe mbrohesh njësoj si narkotrafikantët e shpallur në kërkim. Sot i tmerruar bën presion me Policinë. Ske parë gjë akoma', shkruan Klevis Balliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0208899974823
array(1) { ["section"]=> string(129) "banoret-i-bllokuan-rrugen-rames-ne-korce-klevis-balliu-kater-here-nderrove-vendin-e-takimeve-nga-frika-s-ke-pare-gje-akoma-168363" }