Banorët kërkojnë përjashtimin e Albës nga loja, lag Marsuelën me ujë të nxehtë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:49 23-04-2015 Banorët kërkojnë përjashtimin e Albës nga loja, lag Marsuelën me ujë të nxehtë

Banorët e shtëpisë së Big Brother po luajnë një loje të re ku një pjesë e tyre do të jenë stafi i shërbimit në hotel dhe pjesa tjetër klientë të hotelit. Alba është kamarierja e hotelit dhe do t’i shërbejë Diedonit dhe Marsuelës të cilët do të ndajnë të njëjtën dhomë në hotel.

Alba si duket bëhet xheloze nga “bashkëjetesa” e Diedonit me Marsuelën dhe i hedh Marsuelës një filxhan me ujë të nxehtë për çaj. Të gjithë banorët i kundërvihen Albës dhe ajo justifikohet që çaji bëhet me ujë të ngrohtë dhe jo  të nxehtë dhe e bëri këtë sjellje në kuadër të lojës. Më i prekuri nga sjellja e Albës është Diedoni i cili i vë emrin “xhelozi” sjelljes së saj. Ai e sheh këtë xhelozi si pengesë për marrëdhënien e tyre jashtë. “Jam i zhgënjyer dhe i trembem penalizimit tënd”, shprehet Alba. Alba qan e penduar dhe Diedoni e qetëson duke i thënë që do të jetë me të pavarësisht çdo vendimi që do të merret.

Kristi dhe Marsuela nga ana e tyre bisedojnë gjerë e gjatë për sjelljen e Albës dhe e quajnë atë me probleme psikologjike e të sëmurë nga xhelozia. Marsuela nuk pranon ta falë Albën duke i thënë se nuk dëshiron që ajo të qëndrojë afër saj. “Jam e djegur, kam shenja në trup dhe nuk të fal”, shprehet Marsuela. Ndërsa, Kristi kërkon përjashtimin e Albës nga loja./ Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021544933319092
array(1) { ["section"]=> string(82) "banoret-kerkojne-perjashtimin-e-albes-nga-loja-lag-marsuelen-me-uje-te-nxehte-9532" }