Zbulohet koka e një statuje antike, banori: E gjeta duke punuar tokën (FOTO)

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:30 08-07-2020 Zbulohet koka e një statuje antike, banori: E gjeta duke punuar tokën (FOTO)

Një person i paidentifikuar thotë se ka zbuluar këtë kokë të një statuje antike teksa po punonte tokën. Njoftimi bëhet në një faqe në rrjetet sociale për të apasionuarit pas arkeologjisë dhe historisë shqiptare.

Vetë faqja në fjalë thotë se i ka mbërritur një mesazh nga personi në fjalë, që thotë se ka zbuluar “kokën e mermerit” teksa punonte tokën dhe kërkon informacion rreth epokës të cilës mund t’i datojë, raporton newsbomb.al.

Mes komentuesve të shumtë që i bëjnë thirrje ta dorëzojë pranë autoriteteve shtetërore, bie në sy edhe komenti i pedagoges së Arkeologjisë Iris Pojani, e cila bazuar në vëzhgimin e fotografive e identifikon si koka e Apolonit, apo ndoshta edhe e Dionisit, dy perëndi të antikitetit.

"Po ti kete dale ne token e tij, duhet ta dorezoje sa me pare, pasi eshte prone e shtetit dhe e ka vendin ne muze! Duket si Apollon me ‘krobylos’, tip krehjeje por nese ka kurore me gjethe e fruta mund te jete edhe Dionis! Te dy perendite paraqiten me tipare te feminizuara. Po duhet pare nga afer...urgjentisht portreti tu dorezohet autoriteteve," shkruan arkeologia.

Nëse ky zbulim rezulton i vërtetë, do të jetë një tjetër zbulim i madh arkeologjik në vendin tonë, dhe një shenjë e fortë se në zonën ku është gjetur mund të ketë gjurmë të tjera arkeologjike të rëndësishme. Shpesh në vendin tonë, zbulime të tilla nuk raportohen te institucionet shtetërore dhe veprat antike përfundojnë në tregun e zi. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099010467529297
array(1) { ["section"]=> string(73) "banori-thote-se-ka-zbuluar-kete-koke-antike-duke-punuar-token-foto-213197" }