Barack dhe Michele Obama kërcejnë në Shtëpinë e Bardhë me…personazhet e ‘’Luftës së Yjeve’’

Publikuar tek: bota, më 08:48 21-12-2015 Barack dhe Michele Obama kërcejnë në Shtëpinë e Bardhë me…personazhet e ‘’Luftës së Yjeve’’

Barack dhe Michele Obama, presidenti i SHBA-ve dhe zonja e parë kërcejnë në Shtëpinë e Bardhë me personazhet e ‘’Luftës së Yjeve’’.

Kjo foto është shkrepur në Dhomën e Pritjeve Diplomatike të Shtëpisë së Bardhë.

Pjesa e shtatë e filmit të famshëm fantastikoshkencor, “Star Wars - The Force Awakens”, ka kaluar të gjitha parashikimet duke arritur të mbledhë plot 238 milion dollarë vetëm gjatë ditës së shtunë.

“The Force Awakens” kishte premierën gjatë fundjavës ku mendohet se në të gjithë botën ka mbledhur plot 517 milion dollarë nga shitja e biletave. Rekordi i të ardhurave nga shitja e biletave ditën e shtunë mbahej nga "Jurassic World", me plot 208 milionë dollarë.

Filmi ka mundur të thyejë deri tani disa rekorde globale ndërsa transmetimi i tij në kinematë anembanë botës do të nisë ditën e mërkurë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007479190826416
array(1) { ["section"]=> string(93) "barack-dhe-michele-obama-kercejne-ne-shtepine-e-bardhe-me-personazhet-e-luftes-se-yjeve-28239" }