Barack Obama: Amerika do të jetë vendi që do shërojë kancerin një herë e përgjithmonë

Publikuar tek: bota, më 17:57 13-01-2016 Barack Obama: Amerika do të jetë vendi që do shërojë kancerin një herë e përgjithmonë

Presidenti amerikan Barak Obama mbajti fjalimin për gjendjen e vendit, i shtati dhe i fundit për të. Ai parashtroi vizionin e tij për vitin e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe për të ardhmen e vendit. Siç është tradita e përvitshme në Uashington, Presidenti Obama foli në një sallë të mbushur plot në Kapitol.

Presidenti dha vlerësimin e tij për gjendjen e vendit, ku ekonomia kombëtare po përparon, si dhe për gjendjen jashtë tij, ku SHBA vazhdojnë të kryejnë sulme ajrore, në mbështetje të forcave që luftojnë kundër kryengritësve të Shtetit Islamik për kontrollin e disa pjesëve të Irakut dhe Sirisë, transmeton Voa.

Ndër të tjera, Presidenti Obama bëri thirrje për përparime më të shpejta në shkencë dhe në zhvillimin e burimeve të pastra të energjisë. Ai tha se SHBA mund të bëhet vendi që do të kurojë kancerin një herë e përgjithmonë.

"Vitin e kaluar, nënpresidenti Biden tha se me një përpjekje të re si ajo me të cilin u dërgua njeriu në Hënë, Amerika mund të kurojë kancerin. Sonte, unë po shpall një përpjekje të re kombëtare për ta bërë këtë. Për të gjithë njerëzit e dashur që kemi humbur, për familjen që ne ende mund ta shpëtojmë, le ta bëjmë Amerikën vendin që do të shërojë kancerin një herë e përgjithmonë," tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024831056594849
array(1) { ["section"]=> string(90) "barack-obama-amerika-do-te-jete-vendi-qe-do-sheroje-kancerin-nje-here-e-pergjithmone-29904" }