Barack Obama: Britanikët vendosën, ne i respektojmë. I rëndësishëm anëtarësimi në NATO

Publikuar tek: bota, më 14:44 24-06-2016 Barack Obama: Britanikët vendosën, ne i respektojmë. I rëndësishëm anëtarësimi në NATO

Presidenti i SHBA Barack Obama ka folur për vendimin pas referendumit në Britaninë e Madhe për daljen nga Bashkimi Evropian. Për SHBA, e rëndësishme është marrëdhënia e qëndrueshme e Britanisë në NATO.

''Njerëzit në Britaninë e Madhe folën, dhe ne respetojmë vendimin e tyre. Marrëdhënia speciale mes Britanisë së Madhe dhe SHBA është e qëndrueshme, dhe anëtarësimi I Mbretërisë së Bashkuar në NATO mbetet një gur themeli vital për politikat ekonomike, të jashtme dhe të sigurisë së SHBA-së. Po kështu, është marrëdhënia jonë me Bashkimin Evropian që ka bërë kaq shumë për të promovuar stabilitetin, stimulimin e rritjes ekonomike dhe të kujdeset për përhapjen e vlerave demokratike dhe idealeve në kontinent dhe më gjerë. Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian do të mbeten partnerë të domosdoshëm të Shteteve të Bashkuara, edhe pse ata do të fillojnë negociatat e tyre për të siguruar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në Evropë, Britaninë e Madhe, Irlandën e Veriut dhe më gjerë.'', tha Obama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pesë pasojat, me të cilat do ndeshen britanikët pas daljes nga Bashkimi Europian
Futbollistët këndojnë në kor ninulla në metro për të vënë në gjumë një vogëlush »
Article Logic
Execution time: 0.010901927947998
array(1) { ["section"]=> string(89) "barack-obama-britaniket-vendosen-ne-i-respektojme-i-rendesishem-anetaresimi-ne-nato-44494" }