Barack Obama dhe aktori George Clooney shfaqen në skaf, dalin me familjet për darkë, por ndiqen nga paparazzi

Publikuar tek: bota, më 11:29 24-06-2019 Barack Obama dhe aktori George Clooney shfaqen në skaf, dalin me familjet për darkë, por ndiqen nga paparazzi

Pas një dite të kaluar plotësisht në Vilën Oleandra, dje në mbrëmje Barack Obama, George Clooney dhe familjet e tyre respective kanë lënë vilën e aktorit në Liqen për të shkuar me motoskafin Villa D’este, në Cernobbio, ku kanë darkuar së bashku.

Ata janë parë nën shoqërinë e eskortave personale dhe forcave të rendit. Eshtë e vetmja dalje e ish-presidentit të SHBA pasi mbërriti në Liqen mëngjesin e djeshëm.

Dhe sikurse dihet, Obama, Michele dhe vajzat do të largohen sot nga ishulli.

Lago di Como, që prej tre ditësh është vendosur në masa të rrepta sigurie për shkak të pushimeve të fundjavës në atë zonë të ciftit presidencial amerikan, i ftuar nga aktori dhe bashkëshortja e tij.

Gjatë gjithë kohës, ata janë ndjekur nga gazetarët e fotografët, edhe pse mundësitë për të marrë pamje të pushimeve nuk kanë qenë të mëdha.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024009943008423
array(1) { ["section"]=> string(114) "barack-obama-dhe-aktori-george-clooney-shfaqen-ne-skaf-dalin-me-familjet-per-darke-por-ndiqen-nga-paparazzi-169503" }