Barack Obama zgjedh Greqinë dhe Gjermaninë për turin e fundit presidencial

Publikuar tek: bota, më 21:41 25-10-2016 Barack Obama zgjedh Greqinë dhe Gjermaninë për turin e fundit presidencial

Presidenti amerikan, Barack Obama, do të zhvillojë muajin nëntor turin e tij të fundit ndërkombëtar presidencial duke vizituar Greqinë, Gjermaninë dhe Perunë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Turi do të zhvillohet nga data 14 deri në 21 nëntor dhe vjen vetëm pak ditë pas zgjedhjeve presidenciale amerikane ku do të zgjidhet pasuesi i Obamas. Ky tur do t’i mundësojë presidentit të ri që të përfitojë nga trashëgimia e Obamas në politikën e jashtme.

Në Greqi, Obama synon të takohet me liderët dhe të shprehë mbështetje për reformat ekonomike të vendit si dhe për përforcimin e demokracisë.

Në Gjermani, pritet të zhvillojë bisedime me kancelaren, Angela Merkel, për Ukrainën, Sirinë, luftën kundër ISIS-it dhe për çështjet ekonomike transatlantike.

Në Peru, Obama do të marrë pjesë në Mbledhjen e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima, duke i dhënë atij mundësinë që të theksojë fokusin e administratës së tij mbi Azinë duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen tregtare mes 12 kombe të Paqësorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030034065246582
array(1) { ["section"]=> string(80) "barack-obama-zgjedh-greqine-dhe-gjermanine-per-turin-e-fundit-presidencial-57383" }