Barak Obama telefonatë me Merkel dhe Poroshenko për situatën në Ukrainë

Publikuar tek: bota, më 20:36 15-02-2015 Barak Obama telefonatë me Merkel dhe Poroshenko për situatën në Ukrainë Forca ushtarake ne rruget e Ukraines para armepushimit te nates se sotme

Presidenti Barak Obama ka folur në telefon me presidentin Ukrainës Petro Poroshenko gjatë ditës së sotme, duke shprehur shqetësimin e madh rreth dhunës që vazhdon, sidomos rreth Dadaltseve. Dy liderët theksuan domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit dhe protokollin e arritur  në Minsk shtatorin e kaluar dhe të rikonfirmuar nga Plani i Implementimit në Minsk këtë javë. Ata thanë se do të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm edhe në ditët në vazhdim. Dy liderët theksuan se duhet të respektohet sovraniteti i Ukrainës.

Presidenti Obama pati një telefonatë edhe me kancelaren Gjermane Angela Merkel rreth vazhdimit të dhunës në Ukrainën lindore dhe armëpushimin që duhet të fillojnë në mesnatë. Dy liderët janë të shqetësuar për luftimet në Debaltseve. Ata theksuan se duhet të shtojnë presionin për të implementuar marrëveshjen e Minsk. Presidenti e falenderoi kancelaren për gadishmërinë dhe përpjekjet për të cuar në përfundim të dhunës dhe për të ruajtur sovrenitetin e Ukrainës.

Në telefonatën e ministrit të jashtëm rus Sergey Lavrov me sekretarin e shtetit Xhon Kerri u vlerësua rëndësia e zbatimit të marrëveshjes së Minsk. Sekretari amerikan shprehu shqetësimin rreth luftimeve në Debaltseve dhe përpjekjet e Rusisë dhe separatistëve që të ndajnë qytetin përpara armëpushimit. Ata gjithashtu diskutuan për negociatat në Nju Jork për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB që mirëpret marrëveshjen e Minsk, ashtu sikurse edhe për Sirinë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012979030609131
array(1) { ["section"]=> string(76) "barak-obama-telefonate-me-merkel-dhe-poroshenko-per-situaten-ne-ukraine-3438" }