Barazimi ndaj Teutës fatal për Shpëtim DURON, KUKËSI merr vendimin drastik

Publikuar tek: sport, më 21:25 29-02-2020 Barazimi ndaj Teutës fatal për Shpëtim DURON, KUKËSI merr vendimin drastik Shpëtim Duro

Kukësi ka barazuar ditën e sotme me Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 2-2. 

Në 3 ndeshjet e fundit tekniku Duro me ekipin e Kukësit ka marrë 2 barazime dhe 1 humbje, këto të shkaktuara në minutat e fundit. Kjo ka bërë që klubi i verilindorëve të marri vendimin drastik ndaj Shpëtim Duros duke e shkarkuar nga pozicioni i trajnerit.

Vendimin për shkarkimin e tij Kukësi e ka bërë të ditur me anë të një postimi zyrtar në rrjetin social të 'Facebook'.

Njoftim i klubit!

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!

 

Newssport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana shpartallon Partizanin, 5 gola dhe 2 kartona të kuq në derbin e kryeqytetit
»
Article Logic
Execution time: 0.0081548690795898
array(1) { ["section"]=> string(80) "barazimi-ndaj-teutes-fatal-per-shpetim-duron-kukesi-merr-vendimin-drastik-196930" }