Barbara Bush përcillet sot në banesën e fundit, Trump nuk merr pjesë në varrim, ja arsyeja

Publikuar tek: bota, më 07:30 21-04-2018 Barbara Bush përcillet sot në banesën e fundit, Trump nuk merr pjesë në varrim, ja arsyeja

 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk do të marrë pjesë në varrimin e ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush. Ish Zonja e Parë përcillet sot për në banesën e fundit. Shtëpia e Bardhë në një deklaratë tha se Trump do të mungojë në këtë ngjarje "për të shmangur ndërprerjet për shkak të sigurisë së shtuar dhe për respekt ndaj familjes Bush".

Ndërkaq, Zonja e Parë, Melania, do të shkojë në funeral. Arkivoli i ish-Zonjës së Parë po mbahet në Kishën Episkopale të Shën Martinit në Hjuston të Teksasit. Presidenti Trump e quajti zonjën Bush një "person të mrekullueshëm" më herët në një konferencë shtypi. 

 Barbara Bush ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare, pas një sëmundjeje kronike të mushkërive dhe zemrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partia Demokratike në SHBA padit Rusinë dhe fushatën e Trumpit
Princi Charls do të jetë trashëgimtari i ardhshëm i Komonuelthit »
Article Logic
Execution time: 0.01294994354248
array(1) { ["section"]=> string(95) "barbara-bush-percillet-sot-ne-banesen-e-fundit-trump-nuk-merr-pjese-ne-varrim-ja-arsyeja-117715" }