Është historike dhe e bujshme për të gjithë shqiptarët që një bashkëkombas i joni të gjykojë në ligat më të larta të futbollit botëror, pikërisht në Champions League.
I lindur në Kosovë, por i rritur në Zvicër, ku ushtron profesionin e asistentit të arbitrit, Bekim Zogaj, do të jetë në fushë në ndeshjen Barcelona – Manchester City për të rrinj.
Në ndeshjen që do të luhet të mërkurën për UEFA Youth League ai do të jetë përkrah Sandro Scharer, i cili është arbitër kryesor dhe asistenit të parë Johannes Vogel.