Barcelona mposht Realin në “El Clasico”

Publikuar tek: sport, më 22:29 22-03-2015

Barcelona ka mundur të fitojë në shtëpi ndeshjen kundër Real Madridit duke u shkëputur me 4 pikë nga kryeqytetasit në La Liga.

Dy gola të Jeremy Mathieu dhe Luis Suarez në përkatësisht në minutat 19 dhe 56 i kanë dhënë fitoren Katalanasve në këtë “El Clasico”. Për skuadrën e Carlo Ancelotti-t ishte Ronaldo ai që shënoi golin e vetëm në minutën 31.

Një ndeshje me ritëm të shpejtë ishte ajo në “Camp Nou” duke dhuruar spektakël të vërtetë për të pranishmit në stadium por edhe për miliona teleshikues nga mbarë bota. 


Suarez ka shënuar golin e dytë për Barcelonën në këtë El Clasico. Pas një krosimi të gjatë nga Dani Alves, uruguajani ka mundur të finalizojë me sukses duke kaluar skuadrën e tij sërish në avantazh në minutën e 56. 


Ka përfunduar në barazim 1-1, 45 minutëshi i parë midis Barcelonës dhe Real Madridit.

Të dyja skuadrat kanë pasur mundësi të shumta për të realizuar më shumë se një gol, megjithatë të shohim nëse rezultati do të ndryshojë në pjesën e dytë apo shifrat do të mbeten të njejta.


Cristiano Ronaldo ka barazuar shifrat në 1-1 për skuadrën e tij në ndeshjen që po luhet aktualisht në Barcelonë.

Ishte një pasim i shkëlqyer i Benzemas që i dha mundësinë portugezit të dërgonte në portë topin në minutën e 31.


Është Barcelona ajo që ka shënuar e para në “Camp Nou” në minutën e 19 me anë të Jeremy Mathieu.

Pas një goditje dënimi në favor të Barcelonës, ishte Messi ai që dërgoi topin në zonë për të prekur më pas rrejtën e portës pas goditjes me kokë të Mathieu.

Ndeshja është duke u luajtur me ritëm të shpejtë nga të dyja krahet.

 

 

 

 

Lexo edhe:

Sot “El Clasico”, do të ndiqet nga mbi 500 milionë shikues

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091969966888428
array(1) { ["section"]=> string(42) "barcelona-mposht-realin-ne-el-clasico-6657" }