Bardh Spahia akuzon Ramën: Premtimi për rritjen e pagave është mashtrim, me ne rrogat do jenë 1200 euro në muaj për mjekët dhe 700 për infermierët

Publikuar tek: politike, më 16:36 18-09-2020 Bardh Spahia akuzon Ramën: Premtimi për rritjen e pagave është mashtrim, me ne rrogat do jenë 1200 euro në muaj për mjekët dhe 700 për infermierët Bardh Spahia

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka akuzuar kryeministrin Rama se premtimi për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve ishte thjesht një mashtrim.

Ai e krahason këtë premtim të Ramës me premtimin për listat e hapura, duke i quajtur të dyja mashtrime të kryeministrit.

Ndërkohë Spahia ka thënë se PD ka një projekt konkret për rritjen e pagave, dhe me ardhjen në pushtet do të bëjë që mjekët ta kenë pagën 1200euro/muaj, ndërsa infermierët 700 euro/muaj.

Postimi i Bardh Spahisë:

EDI RAMA NJEH VETEM MASHTRIMIN.

Premtimi për rritje pagash për mjekët i Edi Ramës është njësoj si premtimi për listat e hapura: mashtrim.

Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka për të patur rritje të vërtetë pagash për mjekët. Deklaratat e Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit për rritjen e rrogave të mjekëve janë zgjatje e agonisë së një pushteti të kalbur, gati për t’u shembur në 25 Prill.

Ka një muaj që flasin për rritje pagash, por nuk kanë asgjë konkrete, sepse modeli i vetëm i Edi Ramës është mashtrimi! Po i mashtron mjekët dhe infermierët njëlloj siç mashtroi shqiptarët për shëndetësi falas.

PD ka një projekt konkret për rritjen e pagave, 1200 euro/muaj për mjekët, 700 euro/muaj për infermierët. Është një nga projektet tona më të rëndësishme për t’u dhënë shqiptarëve një sistem shëndetësor, që punon për ta, jo për një grusht njerëzish.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011214971542358
array(1) { ["section"]=> string(151) "bardh-spahia-akuzon-ramen-premtimi-per-rritjen-e-pagave-eshte-mashtrim-me-ne-rrogat-do-jene-1200-euro-ne-muaj-per-mjeket-dhe-700-per-infermieret-220849" }