Bardh Spahia denoncon: Qytetarët paguajnë dyfish shërbimin shëndetësor, pasi qeveria i vjedh

Publikuar tek: politike, më 15:40 28-10-2020 Bardh Spahia denoncon: Qytetarët paguajnë dyfish shërbimin shëndetësor, pasi qeveria i vjedh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka denoncuar, duke thënë se shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër, se çdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore.

Spahia ka publikuar të dhënëat e ‘Eurostat’ dhe shkruan se shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij çdo qytetar i prekur nga Covid-19 po e kupton se shëndetësia “falas” e Edi Ramës po u kushton shtrenjtë, pasi po paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm që u shpëton jetën!

Postimi i plotë:

QYTETARET PAGUAJNE DYFISH SHERBIMIN SHENDETESOR PASI QEVERIA I VJEDH!!!

Ja shëndetësia “falas” e Edi Ramës. Sipas shifrave të Eurostat, jo të PD, shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër, se cdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore. Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut.

Shëndetësia e koncesioneve dhe e tenderave të errët, po cënon direkt shërbimet ndaj qytetarëve dhe me pandeminë Covid-19 cdo qytetar i prekur po e kupton se shëndetësia “falas” e Edi Ramës po u kushton shtrenjtë, pasi po paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm që u shpëton jetën!

Ky është realiteti që nuk mbulohet dot me propagandën e ERTV-së! Shifrat janë kokëforta dhe tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur këtë vend, e që nuk mbulohet dot më me propagandë sepse i ka kaluar kufijtë si llogjikë ashtu edhe territorialë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Kodi Zgjedhor do të hyjë në fuqi", Tedi Blushi i përgjigjet Ballës: Nuk i kthej përgjigje atij që ka fyer gjakun e Dëshmorëve, pres falje
»
Article Logic
Execution time: 0.012035131454468
array(1) { ["section"]=> string(97) "bardh-spahia-denoncon-qytetaret-paguajne-dyfish-sherbimin-shendetesor-pasi-qeveria-i-vjedh-225511" }