Bardh Spahia i PD denoncon ‘skandalin’ te Infektivi: Skaneri është prishur, s’ka as bombula oksigjeni. Pacientët dërgohen në QSUT

Publikuar tek: politike, më 10:50 30-10-2020 Bardh Spahia i PD denoncon ‘skandalin’ te Infektivi: Skaneri është prishur, s’ka as bombula oksigjeni. Pacientët dërgohen në QSUT FotoMontazh: Bardh Spahia

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia, thotë se në Spitalin Infektiv skaneri që përdoret për pacientët me Covid-19 është prishur dhe aktualisht pacientët, sipas tij, dërgohen për të bërë skanerin në QSUT.

Madje, Spahia thotë se skaneri i prishur nuk është e vetmja mungesë në Infektiv. “Por skaneri nuk është e vetmja mungesë e spitalit infektiv. Ka mungesë edhe të bombolave të oksigjenit. Kështu një pacient i infektivit për të cilin po diskutonim nuk arriti të shkonte për të kryer skanerin tek urgjenca e QSUT, sepse në Infektiv nuk kishte bombol oksigjeni për ta transportuar”, shkruan ndër të tjera Bardh Spahia.

Shkrimi i plotë:

Qeveria e ka lene Spitalin Infektiv si ne mesjete: Pa skaner e pa bombola oksigjeni shoqeruese per pacientet!!!

Skandalet nuk kanë të sosur në dy spitalet Covid, nuk është vetëm ezaurimi i shtretërve e mungesa e personelit të kualifikuar për shërbim në terapi intensive, por situata është edhe më e rëndë se aq.

Dicka që e konstatova personalisht gjatë komunikimit me kolegët e mi mjekë në spitalin infektiv në QSUT, ku skaneri vazhdon të jetë i prishur e pra jashtë shërbimit.

Kontrolli me skaner është pjesë e rëndësishme e trajtimit në një spital Covid. E ndërsa shteti nuk e vë ujin në zjarr për rivënien në punë të këtij skaneri, pacientët e Infektivit dërgohen tek urgjenca e QSUT për të përdorur skanerin e këtij shërbimi.

Por skaneri nuk është e vetmja mungesë e spitalit infektiv. Ka mungesë edhe të bombolave të oksigjenit.

Kështu një pacient i infektivit për të cilin po diskutonim nuk arriti të shkonte për të kryer skanerin tek urgjenca e QSUT, sepse në Infektiv nuk kishte bombol oksigjeni për ta transportuar!!!!

E pabesueshme dhe skandaloze! E neveritshme kur me këtë situatë, Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu guxojnë të flasin për suksese!!!! Mungesë në bombola oksigjeni në spital Covid????

A ka papërgjegjshmëri më të madhe se kjo???

Respekt e mirënjohje pa fund për sakrificën e kolegëve mjekë dhe personelit shëndetësor, të cilët vazhdojnë të ofrojnë shërbimin në kushte mungesash ekstreme, sic ishte rasti konkret i prishjes prej disa ditësh i skanerit të infektivit dhe i mungesës së një bombole oksigjeni që i mohoi pacientit në nevojë mundësinë për të kryer një skaner! TURP.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tha se nuk ka tamponë në Durrës, Rama nxjerr VIDEON e ‘mjekut’: Ka mbaruar shkollën me 5-a. Zgjohu Luli, zgjohu dreqin
Ndërtimi i 11 pallateve të reja te “5 Maji”, Veliaj: Do të jetë lagjja më e bukur në Shqipëri, familjet do marrin çelësat dhe hipotekën në dorë »
Article Logic
Execution time: 0.012233018875122
array(1) { ["section"]=> string(131) "bardh-spahia-i-pd-denoncon-skandalin-te-infektivi-skaneri-eshte-prishur-s-ka-as-bombula-oksigjeni-pacientet-dergohen-ne-qsut-225761" }