Bardh Spahia publikon denoncimin e mjekut: Jemi pa mjete mbrojtëse dhe pa sterilizim (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 23:01 27-02-2020 Bardh Spahia publikon denoncimin e mjekut: Jemi pa mjete mbrojtëse dhe pa sterilizim (FOTO) Bardh Spahia

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar një mesazh nga një mjek që tregon se në Poliklinikën Qëndrore të Tiranës mjekët punojnë pa mjete mbrojtëse dhe pa sterilizim.

Ai thotë që edhe pacientët mund të sëmuren nga kushtet jo të duhura në spitale.
Spahia akuzon Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se e ka katandisur shërbimin shëndetësor në gjendje skandaloze, sidomos tani që ka një gjendje alerti për koronavirusin.

Status i Bardh Spahisë:

KUR REALITETI RREZON FASADEN QESHARAKE NE MES TE TIRANES!

Ja realiteti në Poliklinikën Qendrore në mes të Tiranës! Mjekët që punojnë pa mjete mbrojtëse apo sterilizim! Si mund të punohet në këto kushte që përshkruan mjeku, e që u rrezikojnë shëndetin atyre vetë të parëve? Po pacientët që shkojnë për shpëtim e mund të sëmuren më tej, sepse nuk ka mjete të sterilizuara apo edhe produkte bazike higjiene? Edhe në kushte normale, keni detyrimin ligjor, bazuar në ligjin që vetë keni miratuar në 2016-ën për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, që të garantoni kushtet e punës e të higjienës për personelin shëndetësor e për pacientët!

A ju vjen ndopak zor zonja Manastirliu, që e keni katandisur shërbimin shëndetësor në këtë gjendje skandaloze, edhe kur ka një gjendje alerti për shkak të Koronavirusit? Po si dreqin gënjeni aq trashë, duke deklaruar se keni siguruar edhe stok pajisjesh mbrojtëse, kur keni këtë situatë në zemër të Tiranës????
87606949_2547989548861763_2810408281019777024_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012229919433594
array(1) { ["section"]=> string(95) "bardh-spahia-publikon-denoncimin-e-mjekut-jemi-pa-mjete-mbrojtese-dhe-pa-sterilizim-foto-196708" }