Bardhi i PD poston videon: Rama e mbron Dakon se ka frikë mos pendohet për të shpëtuar nga burgu

Publikuar tek: politike, më 19:06 16-02-2020 Bardhi i PD poston videon: Rama e mbron Dakon se ka frikë mos pendohet për të shpëtuar nga burgu Edi Rama, Vangjush Dako

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi sulmon kryeministrin Edi Rama pas deklaratës së tij se Vangjush Dakon e ka dhe do ta ketë mik, edhe nëse shkon në burg.

Bardhi shkruan në rrjetet sociale se këmbëngulja e Ramës për të mbrojtur Dakon vjen për shkak të frikës, “se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit”.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet! 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087268352508545
array(1) { ["section"]=> string(102) "bardhi-i-pd-poston-videon-rama-e-mbron-dakon-se-ka-frike-mos-pendohet-per-te-shpetuar-nga-burgu-195410" }