Bardhi ‘merr në dorë’ situatën e PD: Megjithë presionin, kërcënimet dhe padrejtësitë, qytetarët të gatshëm të na japin energjinë e FITORES

Publikuar tek: politike, më 15:20 25-01-2020 Bardhi ‘merr në dorë’ situatën e PD: Megjithë presionin, kërcënimet dhe padrejtësitë, qytetarët të gatshëm të na japin energjinë e FITORES Nga takimet e Bardhit me demokratet

Pas marrëveshjes për reformën zgjedhore, sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi duket se ka marrë në dorë situatën duke nisur një seri takimesh në terren me qytetarët.

Ai nuk ngurron madje të flasë edhe për fitore teksa përmend një nga një kryebashkiakët ‘e rënë’ të Ramës.

“Banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinës janë më të diskriminuarit dhe më të papërfaqësuarit. Ata drejtohen nga kryebashkiakë ilegjitimë, të votuar nga vetëm 6 përqind e elektoratit, si në rastin e Kamzës.

Megjithë presionin, kërcënimet dhe padrejtësitë, demokratët në Kamëz, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinës janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, të gatshëm t’i japin Partisë Demokratike dhe opozitës energjinë e fitores”, shkruan Bardhi teksa ndan fotot e takimeve.

“Sëbashku po punojmë që t’u kthejmë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur, të drejtën për të kërkuar llogari, të drejtën për të shkarkuar kryeministrin dhe kryebashkiakun që nuk mban premtimet. Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i rradhës të pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës”, përmbyll sekretari i përgjithshëm i PD.

82860728_10221276277086157_5656218508581666816_n.jpg

83428108_10221276277486167_3233790866975883264_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020112037658691
array(1) { ["section"]=> string(140) "bardhi-merr-ne-dore-situaten-e-pd-megjithe-presionin-kercenimet-dhe-padrejtesite-qytetaret-te-gatshem-te-na-japin-energjine-e-fitores-193126" }