Bardhi publikon reagimin e Wadephul kundër ndryshimeve kushtetuese: Edi Rama, lexoje mirë këtë deklaratë dhe lëri lojërat e pista politike!

Publikuar tek: politike, më 18:50 14-07-2020 Bardhi publikon reagimin e Wadephul kundër ndryshimeve kushtetuese: Edi Rama, lexoje mirë këtë deklaratë dhe lëri lojërat e pista politike! Fotomontazh/ Bardhi - Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka shpërndarë deklaratën e Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul, i cili u shpreh haptasi kundër ndryshimeve kushtetuese, në lidhje me listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Gazmend Bardhi e ka publikuar deklaratën e Wadephul në facebook, teksa i bën apel kryeministrit që ta lexojë mirë dhe t'i lërë lojërat e pista politike. Sipas Bardhit, këto veprime Rama po i ndërmerr sepse dukshëm ka frikë nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit

Të gjithë e kanë kuptuar tmerrin tënd nga zgjedhjet, por frika jote nga humbja e pushtetit nuk mund të marrë peng Shqipërinë. Edi Rama lexoje mirë këtë deklaratë të Bundestagut dhe lëri lojërat e pista politike në kurriz të shqiptarëve. 

Deklaratë e Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Ëadephul:

“….Ndryshimet kushtetuese do të minonin tërë reformën zgjedhore dhe kështu do ta asgjësonin atë. Në praktikë, kjo do të thoshte, se Parlamenti shqiptar do të bënte të pavlefshme reformën zgjedhore të arritur me marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do të vendoste parlamentin shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, të marrë në mars të këtij viti, dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për më tepër, një qasje e tillë do të ishte një shkelje e jashtëzakonshme e besimit ndaj BE-së, OSBE-së dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për arritjen e një reforme të mirë zgjedhore.

Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje.

Prandaj u bëj thirrje kolegëve në Parlamentin shqiptar:
Bëni një hap të madh drejt forcimit të demokracisë në vendin tuaj dhe miratoni reformën zgjedhore siç përcaktohet në marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe hiqni dorë nga ndryshimet e planifikuara kushtetuese që do ta shkatërronin reformën zgjedhore.

Vetëm atëherë ju do të keni akoma mbështetjen e fortë të Bundestagut gjerman.

Prandaj: mos vini në pikëpyetje perspektivën e BE-së për vendin tuaj! Populli shqiptar nuk e meriton këtë!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010564088821411
array(1) { ["section"]=> string(143) "bardhi-publikon-reagimin-e-wadephul-kunder-ndryshimeve-kushtetuese-edi-rama-lexoje-mire-kete-deklarate-dhe-leri-lojerat-e-pista-politike-213835" }