Bardhi: Shqipërisë i duhet pastrim nga krimi dhe korrupsioni

Publikuar tek: aktualitet, më 19:12 17-08-2019 Bardhi: Shqipërisë i duhet pastrim nga krimi dhe korrupsioni Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë urgjente që të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi theksoi se informaliteti nuk po luftohet dhe oligarkët nuk po preken nga autoritetet, por po përdoret propagandë nga ana e qeverisë.

Sipas Bardhit në mënyrë që t'i shërbehet Shqipërisë, e vetmja zgjidhje është që të pastrohen zyrat e shtetit nga të korruptuarit dhe nga veglat e krimit.

Postimi i plotë:

Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri. Janë këta që nuk lënë biznesin dhe qytetarët të marrin frymë, që pengojnë turizmin, që po varfërojnë dhe po zbrasin vendin. E kundërta është propagandë kundër interesit publik. As informaliteti nuk po luftohet, përsa kohë nuk preken oligarkët e oborrit të familjes së Ramës, as jeta në qytete nuk do të bëhet më e mirë pse kryeministri sillet si pastrues gjatë ditëve të tij të pushimit. Që t’i shërbejmë Shqipërisë, ne duhet të pastrojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit dhe nga veglat e krimit. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të jemi më të varfër, më keq, më të izoluar. Askush nuk do të na pranojë në Europë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076239109039307
array(1) { ["section"]=> string(66) "bardhi-shqiperise-i-duhet-pastrim-nga-krimi-dhe-korrupsioni-175624" }