Bardhyl Londo reagon sërish për Agron Tufën: I tmerruar me sadizmin e vullnetarëve për të hyrë në skuadrën e pushkatimit të tij

Publikuar tek: kulture-art, më 16:29 04-12-2019 Bardhyl Londo reagon sërish për Agron Tufën: I tmerruar me sadizmin e vullnetarëve për të hyrë në skuadrën e pushkatimit të tij Bardhyl Londo / Agron Tufa

Poeti Bardhyl Londo ka reaguar sërish pas largimit të shkrimtarit Agron Tufa në Zvicër ku kërkoi azil me arsyen se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Reagimi i dytë i Londos vjen pas impaktit që siç duket ka patur statusi i tij i parë postuar në rrjetet sociale për Tufën. Poeti Londo thotë se është i “tmerruar” me “nga sadizmi i shfaqur hapur për tu futur vullnetarisht në skuadrën e pushkatimit dhe për ta pushkatuar me dorën e tij Agron Tufën”.

Londo e ka edhe një këshillë për ndjekësit e tij: “Miq, mos harroni se jeni njerëz, jeni shqiptarë dhe pastaj qenie politike”.

Reagimi i plotë:

Nuk e mendoja kurrë se një status i thjeshtë për të tërhequr vëmendjen se kërcënimi i sigurisë dhe lirisë së fjalës e mendimit të një njeriu, kushdo qoftë ai, do të shdërohej në një minireferendum politik. Jam i tmerruar nga sadizmi i shfaqur hapur për tu futur vullnetarisht në skuadrën e pushkatimit dhe për ta pushkatuar me dorën e tij Agron Tufën ashtu siç jam i neveritur nga të vetëshpallur antikomunistë dhe në vend të gojës si gjithë njerëzit kanë organin e jashtëqitjes. Shoqeria shqiptare ka mbetur skajmerisht e polarizuar dhe në vend të vlerave vazhdon të vendosë me kokëfortesi pikpamjet politike.

Miq, mos harroni se jeni njerëz, jeni shqiptarë dhe pastaj qenie politike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018934011459351
array(1) { ["section"]=> string(133) "bardhyl-londo-reagon-serish-per-agron-tufen-i-tmerruar-me-sadizmin-e-vullnetareve-per-te-hyre-ne-skuadren-e-pushkatimit-te-tij-188399" }