Prej ditës së djeshme po vijojnë të digjen hektarë të tërë me pyje në Kreshtë, mirëpo deri më tani asnjë masë nuk është marrë për shuarjen e flakëve.
Për shkak të largësisë nga Lezha nuk ka shkuar asnjë zjarrfikës në vendngjarje. Zjarri ka përfshirë malin e Kreshtës afër fshatit Zimaj, të Lezhës dhe po vijon të përhapet dhe në zona të tjera.
Mësohet se janë barinjtë ata të cilët i kanë vënë flakën malit, shkruan newsbomb.al. Kjo situatë është e përvitshme në këtë stinë, kur në zonat rurale punohet për lirimin e tokave për mbjelljen e fidanëve./ Newsbomb.al/