Baroni meksikan i drogës, El Chapo dënohet me burgim të përjetshëm

Publikuar tek: bota, më 23:04 17-07-2019 Baroni meksikan i drogës, El Chapo dënohet me burgim të përjetshëm Joaquin 'El Chapo' Guzman

Gjykata federale amerikane dënon me burgim të përjetshëm baronin meksikan të drogës Joaquin 'El Chapo' Guzman.

62 vjeçari u shpall fajtor për 10 akuza, përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, në shkurt në SHBA. El Chapo u arratis nga një burg në Meksikë përmes një tuneli në vitin 2015, por u arrestua më vonë dhe u ekstradua në SHBA në vitin 2017.

Gjykata federale amerikane e dënoi dhe me 30 vite burgim plus për përdorim të paligjshëm të armëve dhe pagim të 12.6 miliard dollarëve, raporton BBC.

Duke folur nëpërmjet një përkthyesi pak para dënimit të sotëm, Guzmán tha në sallën e gjyqit në Bruklin, se burgimi i tij në SHBA ishte 'torturues' duke shtuar gjithashtu se vendimi ishte i padrejtë.

Joaquin 'El Chapo' Guzman është ish-kreu i kartelit të famshëm të kokainës Sinaloa, që sipas zyrtarëve ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

Prokurorët thanë se Guzmán do të vuante dënimin në një burgu të sigurisë së lartë në Kolorado, ndërsa avokati i tij Jeffrey Lichtman njoftoi se do të apelojë vendimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070879459381104
array(1) { ["section"]=> string(72) "baroni-meksikan-i-droges-el-chapo-denohet-me-burgim-te-perjetshem-172548" }