Barroso bën një krahasim të fortë: Sugjerimet e kandidatit austriak për president, njësoj si të Hitlerit

Publikuar tek: bota, më 15:30 21-10-2016 Barroso bën një krahasim të fortë: Sugjerimet e kandidatit austriak për president, njësoj si të Hitlerit

Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe austriaku i krahut të djathtë i Partisë së Lirisë (FP), njëkohësisht kandidati presidencial, Norbert Hofer u konfrontuan dje në mbrëmje në një diskutim në Universitetin e Gjenevës për Studime Ndërkombëtare.

Ndër të tjera, Barroso tha se “sugjerimi i Hoferit për kampet e refugjatëve në Afrikë dukej si kampet naziste të përqëndrimit të Luftës së Dytë Botërore”, sipas gazeta së përditshme austriake “Die Presse”.

Dhjetëra studentë kanë protestuar gjatë fjalimit të Hoferit në podium.

Ata mbanin pankarta me shprehjet “Jo kufijve” apo “Jo racizmit”, në çdo moment që politikani i FP-së u ngjit në podium.

Një student, prindërit e të cilit ishin refugjatë të luftës boshnjake, lexoi një peticion ku akuzoi FP-në për përhapjen e racizmit, islamofobisë, homofobisë dhe seksizmit.

Barroso tha se “pëlqej Austrinë, por nuk pëlqej persona të caktuar”.

Sipas ish-kryeministrit portugez, BE-ja mund të marrë deri në katër apo pesë milion refugjatë, nëse shtetet anëtare veprojnë në mënyrë solidare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025927066802979
array(1) { ["section"]=> string(108) "barroso-ben-nje-krahasim-te-forte-sugjerimet-e-kandidatit-austriak-per-president-njesoj-si-te-hitlerit-56959" }