Basha akuza nga Divjaka: Rama u ka dhënë oligarkëve paratë e shqiptarëve, por nuk do t’i gëzojnë

Publikuar tek: politike, më 20:19 02-07-2020 Basha akuza nga Divjaka: Rama u ka dhënë oligarkëve paratë e shqiptarëve, por nuk do t’i gëzojnë Kreu i PD Basha ne Divjake

Kreu i PD Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama nga Divjaka se paratë e taksave të shqiptarëve ua ka dhënë një grushti oligarkëve.

“Në ditët e fundit të pushtetit, kanë intensifikuar operacionin Kap Ça të Kapësh. 1.2 miliardë euro nga buxheti i shtetit parashikon t'i japë për rrugën imagjinare Fier-Milot”, shkruan Basha, ndërsa thekson se asnjë “qindarkë që i kanë marrë me të padrejtë këtij populli që sot po vuan, nuk do ta gëzojnë. Nga i pari te i fundit, nga zyrtari i nivelit më të ulët deri te kryeministri dhe çdo sipërmarrës, do përgjigjet për çdo abuzim.”

Më tej, kreu i PD shkruan se Shqipëria nuk do të jetë më peng i 5 oligarkëve pasi qeveria e re do të ndërtojë Shqipërinë e punës dhe të mundësive për çdo shqiptar.

“Do të vendosim taksën e sheshtë 9%, që t'u japim frymëmarrje bizneseve, që të rrisin të ardhurat dhe punësimin, do të investojmë në infrastrukturë, do të heqim "taksën Rama” nga karburantet, çka do të sjellë uljen e çmimit me 24 lekë të reja për litër”, vijon ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.06238317489624
array(1) { ["section"]=> string(101) "basha-akuza-nga-divjaka-rama-u-ka-dhene-oligarkeve-parate-e-shqiptareve-por-nuk-do-t-i-gezojne-212617" }