Basha akuza Ramës: Është bashkëpunëtor i krimit, padrejtësisë, korrupsionit, varfërisë

Publikuar tek: politike, më 19:55 24-01-2020 Basha akuza Ramës: Është bashkëpunëtor i krimit, padrejtësisë, korrupsionit, varfërisë Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si një “bashkëpunëtor të padrejtësisë”.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha thekson se Rama ka dështuar, ndërsa e fajëson kryeministrin si autor të situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Padrejtësia, varfëria, korrupsioni dhe kriminaliteti kanë shoqëruar Edi Ramën çdo ditë si kryeministër i Shqipërisë!

Edi Rama jo vetëm nuk i ka luftuar një ditë të vetme, por është bërë bashkëpunëtori më i afërt i padrejtësisë, varfërisë së shqiptarëve dhe korrupsionit galopant të ministrave të tij!

Ai është autori i situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Edi Rama ka dështuar!”, shkruan Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 1.0125210285187
array(1) { ["section"]=> string(89) "basha-akuza-rames-eshte-bashkepunetor-i-krimit-padrejtesise-korrupsionit-varferise-193052" }