Basha apo Meta lider opozite? Përgjigjet Agron Duka: Kam përshtypjen se...

Publikuar tek: politike, më 10:26 21-09-2019 Basha apo Meta lider opozite? Përgjigjet Agron Duka: Kam përshtypjen se... Agron Duka

Kreu i PAA-së Agron Duka, njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Provokacija", ku foli për kërkesën e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

 Duka u pyet nga gazetari Mustafa Nano se kush do të jetë lider i opozitës Lulzim Basha apo Ilir Meta, nëse ky i fundit shkarkohet dhe rikthehet aktiv në politikë.

“Do ishte e mirë që pushtetet të ishin të balancuara. Ikja e Ilir Metës dhe marrja e të gjithë llojeve të pushteteve nga Edi Rama më shqetëson. Nuk më shqetëson se çfarë do bëhet nesër, kush do jetë i pari i kësaj pune, Basha apo Meta. Realisht Basha ka parti më të madhe se gjithë të tjerat kështu që në politikë imponohet, nuk është punë sensi. Kam përshtypjen që Basha do vazhdojë të jetë lideri i opozitës në Shqipëri sido që të ndodhë”, tha Duka, ndërsa theksoi se Kreu i Shtetit nuk mund të shkarkohet.

 “Ata e kanë besoj, por nuk mendoj që mund të shkarkohet. Megjithatë ata kanë thirrur një opinion të komisionit të Venecias dhe vlerësoj që kjo varet ga opinioni që ata japin. Nga ajo që i unë, Presidenti mund të shkarkohet përveç të tjerave , në raste të shkeljes së rëndë të Kushtetutës. Pikëpyetja e madhe është: Është shkelje e rëndë kushtetutës apo jo. Këtë e vlerësojnë specialistë. Nuk besoj që do ishte e udhës që unë të jap një mendim me këtë lloj formimi që kam, ndërkohë që është thirrur një komision me specialistë nga më të mirët në botë që të japë mendimin përfundimtar këtë punë", deklaroi ai.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026357889175415
array(1) { ["section"]=> string(76) "basha-apo-meta-lider-opozite-pergjigjet-agron-duka-kam-pershtypjen-se-179238" }