Basha “bëhet pjesë” e dëgjesave publike të Ramës: Nëse e ke seriozisht merr këtë raport dhe shkarko këta zyrtarë

Publikuar tek: politike, më 11:54 30-07-2017 Basha “bëhet pjesë” e dëgjesave publike të Ramës: Nëse e ke seriozisht merr këtë raport dhe shkarko këta zyrtarë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të raportit të KLSH, duke i është bashkuar indirekt denoncimeve të shumta të qytetarëve për administratën publike, raste që më pas depozitohen në llogarinë online të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një reagimi në facebook, Basha denoncon përmes raportit të KLSH-së rastet e abuzimeve me tendera në dogana dhe tatime dhe i bën thirrje kryeministrit ta shqyrtojë, për të ndëshkuar zyrtarët përgjegjës.

“Raporti i sapo bërë publik i Kontrollit të Lartë të Shtetit shpjegon në detaje se dëmi ekonomik i shkaktuar nga keqqeverisja dhe abuzimi vetëm në dogana, tatime dhe tendera është afro 600 milionë euro. Është tjetër tregues skandaloz i një qeverisje qëllimi i vetëm i së cilës është grabitja e parave dhe pasurive të vendit.

Në shfaqjen e tij tragji-komike Edi Rama është duke bredhur në Shqipëri për t’ju kërkuar njerëzve të denoncojnë ata që abuzojnë me detyrën. Nëse e ka seriozisht le të marrë raportin e KLSH-së dhe të pushojë dhe ndjekë penalisht drejtuesit e doganave, tatimeve dhe prokurimeve, dhe ministrat e funksionarët e tjerë publikë që kanë shkaktuar këto dëme. Por kjo nuk ka për të ndodhur, sepse në fakt Edi Rama është vetë shembulli dhe kampioni i abuzimit me detyrën dhe pasuritë publike për interesat e tij dhe klientëve të tij”, shkruan Basha. 

 

basha.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034965038299561
array(1) { ["section"]=> string(115) "basha-behet-pjese-e-degjesave-publike-te-rames-nese-e-ke-seriozisht-merr-kete-raport-dhe-shkarko-keta-zyrtare-87796" }