Basha bën premtime të mëdha, flet me shifra: Ja sa euro do jetë paga për mjekët dhe infermierët

Publikuar tek: politike, më 14:49 21-02-2020 Basha bën premtime të mëdha, flet me shifra: Ja sa euro do jetë paga për mjekët dhe infermierët Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një premtim të madh për personelin shëndetësor sot gjatë një konference me temë “Sfida dhe vizione në shëndetësi”.

Kreu demokrat ndërsa theksoi se nuk mund të ofrojë standartet e Zvicrës dhe Gjermanisë premtoi se kur të vijë në pushtet pagat e personelit shëndetësor do të rriten në 1200 euro në muaj për mjeket dhe 700 euro në muaj për infermierët.

“Pagat e personelit shendetesor do te rriten ne 1200 Euro ne muaj per mjeket dhe 700 Euro ne muaj per infermieret. Do te rrisim numrin e barnave te rimbursueshme.

Ne Shqiperi do te futen vetem barna nga vende te origjines se sigurte, qe nuk demtojne shendetin e shqiptareve. Nevojitet liberalizim i paketave shëndetësore sipas nevojave të pacientit. Shqiptarët nuk do te blejne me barna nga xhepi, nuk do te duhet te paguajne bakshishe nen dore”, pohoi lideri i PD-së.

"Sot tagrapaguesit më të varfër në Europën gjeografike janë shqiptarët. Lëmë pas një shtet që po na afrohet me shpejtësi. Ky është krik i rëndë dhe i përditshme. Faturën se paguajnë vetëm profesorët, stazhierët, por dhe pacientët dhe familjarët e tyre. Duke i deklaruar luftë të hapur parimeve të ndërtimit të një sistemi shëndetësor, kjo qeveri i ka kthyer në armiq pacientët. Pagat e mjekëve dhe personelit mjekësor janë më të ulëta në Europë. E dëgjuar se ça tha dje; “do kthejmë mjekët nga diaspora”. E dëgjuat?! Ne ditë për ditë nga ikin mjekë nga vendin. A ka kufi marrëzia?! Ti del dhe harxhon mijëra leke për monitorë për të thënë pallavra! Po ti mbaj këta mjekë që ke këtu njëherë. Sot jemi një mjek për një mijë banorë. Se dimë se ku do jemi nëse nuk e ndalim këtë dhe shpejt. Se dimë ku do jemi kur të mblidhemi përsëri”, tha me tej Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066359043121338
array(1) { ["section"]=> string(100) "basha-ben-premtime-te-medha-flet-me-shifra-ja-sa-euro-do-jete-paga-per-mjeket-dhe-infermieret-195967" }