Basha bisedë telefonike me kuksianin që rri në Angli: Do vijmë të votojmë që ta rrëzojmë atë qeveri (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 22:11 04-12-2020 Basha bisedë telefonike me kuksianin që rri në Angli: Do vijmë të votojmë që ta rrëzojmë atë qeveri (VIDEO) Basha ne Kukes bisede telefonike me emigrantin ne Angli

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vizituar qytetin e Kukësit, ku është takuar me qytetarët dhe ka biseduar me ta për problematikat e qytetit.

Ai është ndalur në familjen e Myrteza Iseberit, i cili ka 4 djem, nga të cilët 3 janë larguar në emigrim.

Basha ka zhvilluar edhe një telefonatë me njërin nga djemtë e familjes që jeton ën Angli, i cili i ka thënë kryedemokratit “do vijmë të votojmë ta rrëzojmë atë qeveri”.

"Në Kukës u ndala në familjen e Myrteza Iseberit, të cilës i janë larguar të tre djemtë në emigrim. Blerimi, djali i kësaj familjeje, nga Anglia gjatë një bisede në telefon më shprehu padurimin për të larguar me votë atë që e detyroi që të largohej nga vendi bashkë me vëllezërit e tij.

Të rinj si Blerim Iseberi dhe vëllezërit e tij meritojnë një qeveri që e zhvillon vendin dhe e bën më të begatë, jo një qeveri që mendon për vete.

Për shtatë vite, Edi Rama dhe miqtë e tij e kanë lënë në baltë rininë shqiptare me premtime të pambajtura dhe me shkatërrimin e ekonomisë.

Është koha ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të sjellim shpresë të re për të rinjtë dhe vendin", shkruan Basha

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Padia ndaj Xhaçkës për shpërdorim detyre, Vokshi: SPAK duhet të justifikojë besimin që i ka dhënë PD-ja
»
Article Logic
Execution time: 0.011790990829468
array(1) { ["section"]=> string(111) "basha-bisede-telefonike-me-kuksianin-qe-rri-ne-angli-do-vijme-te-votojme-qe-ta-rrezojme-ate-qeveri-video-230218" }