Basha: Biznesi i vogël më i prekuri nga kriza, i është ngarkuar dhe pesha e rëndë e TVSH-së

Publikuar tek: politike, më 07:37 21-10-2020 Basha: Biznesi i vogël më i prekuri nga kriza, i është ngarkuar dhe pesha e rëndë e TVSH-së Pronari i biznesit te vogel qe shperndan Basha

Kreu i PD Lulzim Basha thotë se biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike që sipas tij ka prekur vendin tonë.

Basha publikon video-mesazhin e një pronari të një biznesi të vogël, i thotë se prej vitit 2018 është futur në listën e bizneseve që paguajnë TVSH, dhe fatura në vit vetëm nga TVSH sipas ti, shkon në 2.5 milion lek të vjetra.

“Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret”, shkruan Basha dhe ndan videon e mëposhtme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Dakordësia për në Hagë ishte që në vitin 2009’, Berisha: Rashë dakord me 2 qeveritë greke dhe ia thashë Ramës kur erdhi në pushtet, atëherë do shkonim për vetëm 6 milje...
Rama nxjerr shifrat për bujqësinë: U rrit me 175% mbështetja financiare gjatë 7 viteve »
Article Logic
Execution time: 0.012797117233276
array(1) { ["section"]=> string(96) "basha-biznesi-i-vogel-me-i-prekuri-nga-kriza-i-eshte-ngarkuar-dhe-pesha-e-rende-e-tvsh-se-224518" }