Basha deklaratë për mediat menjëherë pas Yuri Kim: Kemi bërë progres, mbetet vetëm një çështje pa zgjidhje

Publikuar tek: politike, më 22:34 03-06-2020 Basha deklaratë për mediat menjëherë pas Yuri Kim: Kemi bërë progres, mbetet vetëm një çështje pa zgjidhje Kreu i PD Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ka dalë në një komunikim të shkurtër për mediat nga Selia Blu, menjëherë pasi ambasadorja e SHBA Yuri Kim tha në përfundim të diskutimeve për Zgjedhoren se “palët kanë arritur atë që mund të jetë një marrëveshje e mirë.”

Basha tha se ka mbetur vetëm një çështje pa u zgjidhur nga bisedimet mes anëtarëve të Këshillit Politik dhe ambasadorëve Kim, Soreca dhe Norman, por shtoi se është bërë progres.

“Është bërë progres drejt dakordsisë për administirmin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa u zgjidhur. Dua të siguroj gjithë shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, tha kreu i PD Lulzim Basha.

Ndërkohë, më herët nga Rezidenca Amerikane Yuri Kim i njohu meritat partisë në pushtet për lëshimet që ka bërë meqë është partia që ka më shumë privilegje, ndërsa i dërgoi dhe një mesazh kreut të PD Lulzim Basha.

"Ka ardhur koha për opozitën dhe mikun tim Luli Basha që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë. Topi është në fushën e tij. E ardhmja është dorën e tij”, tha ambasadorja Kim ndër të tjera.

LEXO EDHE: Yuri Kim del nga rezidenca pas 9 orë mbledhje

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093779563903809
array(1) { ["section"]=> string(111) "basha-deklarate-per-mediat-menjehere-pas-yuri-kim-kemi-bere-progres-mbetet-vetem-nje-ceshtje-pa-zgjidhje-208972" }