Basha del blof me abonentin që nuk paguan dritat prej 10 vitesh (Foto)

Publikuar tek: politike, më 21:05 21-01-2018 Basha del blof me abonentin që nuk paguan dritat prej 10 vitesh (Foto)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha vijon të  bëj politikë me kategori të caktuara shtresash pa mbajtur përgjegjësi për ato çfarë thotë.

Rasti i fundit u shënua dje në Vaun e Dejës, teksa vizitoi shtëpinë e të moshuarit Jak Vjerdha, sipas të cilit, i ka ardhur një faturë dritash prej 5 milionë lekë.

Basha vuri në dukje se “fatura 5 milionë është për një shtëpi të varfër që ka një sobë me dru”.

Po si qëndron e vërteta?

OSHEE, duke ju referuar të dhenave në sistem saktëson se kontrata e furnizimit me energji elektrike është në emër të Jan Rroku, djalit të Jak Vjerdhës, banues në Vau i Dejës, Shkodër.

Gjithashtu, debia është 2.6 milionë lekë të vjetra, dhe jo 5 milione siç pretendon lideri i opozitës, Basha.

E dyta, nuk ekziston faturë me këtë vlerë (siç shikohet në foton e sistemit), por ështē totali i debisë së krijuar nga viti 2007, pra abonenti ka 10 vjet pa paguar dritat, të cilat ju prenë tre ditë më parë!!

“Të dhenat e sistemit tregojnë se kemi të bejmë me një konsum që varion nga 50 deri në 130 kw, mesatare mujore 2 mijë lekë”, sqaron OSHEE, sipas të cilës, “bonentit i është dhënë mundësia e lidhjes së aktmarrëveshjes, për ta paguar debinë me këste 1200 lekë/muaj si pensionist, por nuk ka pranuar”!

sferhgh35h3gdf.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010243892669678
array(1) { ["section"]=> string(75) "basha-del-blof-me-abonentin-qe-nuk-paguan-dritat-prej-10-vitesh-foto-107425" }