Basha del i revoltuar nga Kuvendi: Kjo është e pafalshme, një turp i madh!

Publikuar tek: politike, më 12:06 11-09-2017 Basha del i revoltuar nga Kuvendi: Kjo është e pafalshme, një turp i madh!

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për gazetarës fill pas daljes nga Kuvendi duke e quajtur seancën sipërfaqësore.

Pavarësisht se Rama foli për bashkëpunim me opozitën për çështje të mëdha, Basha nuk i është përgjigjur këtë herë “flirtit” dhe e ka sulmuar ashpër për “alencën me krimin” ku sipas tij bën pjesë shefi i qeverisë.

“Kjo ishte paraqitja më boshe, më sipërfaqësore, për një brez më të vjetër ishte një reminishencë e fjalimeve në kohën e Byrosë Politike. Kjo është e pafalshme për cdo kryeministër, është e pafalshme edhe për Edi Ramën, shumë shqiptarë s’kanë besim te Rama e qeveria e tij.

Ky është një kurth, ky njeri refuzoi të thoshte një fjalë të vetme për 300 vendet e punës, coi 300 mijë shqiptar në emigracion nuk i përmendi edhe këta, dhe tha se kjo ishte lëvizja e lirë. Ky është një turp i madh, shqiptarët lëvizin ilegalisht, në kushte cnjerëzore, si ata që kalojnë kanalin e La Manshit, si sardele nëpër bagazhet e makinës, ky është realiteti i hidhur i një Shqipërie me taksa të larta, papunësi. Rama 2 bën sikur se njeh Rama njishin por janë i njëjti person, fjalimi u përqendrua të Skëndërbeu me një përpjekje mjerane patriotizmi, ai s’është aty si pjesë e Institutit të Albanalogjisë por Kryeministër i vendit”, tha Basha ndërtsa shtoi se misioni i PD do jetë zgjimi i shpresës për popullin shqiptar.

“Edi Rama është në aleancë me krimin, koha e shfaqjes ka marrë fund, e vërteta e madhe është stopimi i integrimit europian të Shqipërisë për shkak të aleancës së krimit, emigracionit masiv në një popull që ka humbur shpresën”, u shpreh lideri i opozitës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070109367370605
array(1) { ["section"]=> string(77) "basha-del-i-revoltuar-nga-kuvendi-kjo-eshte-e-pafalshme-nje-turp-i-madh-91919" }