Basha: Dorëheqja e Metës, parakusht për hetimin e Doshit

Publikuar tek: aktualitet, më 17:48 15-03-2015 Basha: Dorëheqja e Metës, parakusht për hetimin e Doshit Basha në takimin me z.Ernst Reichel

Kreu i PD, Lulzim Basha  gjatë një takimi me drejtorin e Evropës Juglindore në Ministrinë e Jashtme Gjermane z. Ernest Reichel  u ndal te çështja "Doshi" dhe tha se për akuzat e bëra nga deputeti duhet një hetim i plotë por dorëheqja e kreut të Kuvendit Ilir Meta, është parakusht për këtë hetim. 

Basha u ndal tek akuzat e rënda që janë bërë ndaj Kryetarit të Parlamentit si porositës i vrasjes së dy deputetëve, nga vetë radhët e mazhorancës. Basha tha se për këtë ngjarje të rëndë është shumë e rëndësishme që të ketë hetim të plotë të besueshëm e të gjithanshëm.

"Një hetim i tillë është i pamundur sa kohë që subjekti i hetimit mban dhe ushtron pushtetin e numrit 2 në vend. Dorëheqja e Ilir Metës nga posti Kryetari i Parlamentit është një parakusht për një hetim të besueshëm. Përpjekjet e Metës, Ramës e Tahirit për ta mbajtur të fshehtë për më shumë se 6 muaj denoncimin për vrasjen me pagesë të dy deputetëve nga kryetari i parlamentit, trysnia që i ushtrohet prokurorisë përmes deklaratave të kryeminsitrit, kryetarit të kuvendit e ministrit të brendshëm, që synojnë ta çojnë hetimin në hullinë e paracaktuar prej tyre, përpjekja e kryetarit të Kuvendit për t’ia faturuar këtë ngjarje kriminale opozitës, si dhe dekonspirimi i vazhdueshëm në media i procesit hetimor, tregojnë se Rama-Meta-Tahiri po bashkëpunojnë ngushtë për të shkatërruar mundësinë e një hetimi të besueshëm të ngjarjes. Mungesa e një hetimi të besueshëm do të ketë pasoja të rënda për besueshmërinë e institucioneve dhe stabilitetin politik e social në vend, theksoi Basha.

"Kjo nuk është vetëm një kërkesë e opozitës, por e mbarë popullit që është ngritur në protesta masive duke ngritur zërin për një hetim të plotë e të paanshëm, parakusht i të cilit është largimi i Ilir Metës nga posti i numrit 2 të vendit", vuri në dukje Basha,.
Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se zhvillimet e fundit e kanë bërë edhe më urgjent dekriminalizimin e politikës, dhe shprehu vendosmërinë e Partisë Demokratike për ta çuar këtë kauzë deri në fund.

"Nuk mund të ketë ecje përpara dhe integrim të Shqipërisë, tha Basha, derisa krimi të largohet nga qeverisja e vendimmarrja" u shpreh ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Rama publikon listën e emrave, ja endrrat që do bëjë realitet
Vendimi i “AMA” për heqjen e licensave, e pëson 1 televizion dhe 12 operatorë kabllorë »
Article Logic
Execution time: 0.0092020034790039
array(1) { ["section"]=> string(59) "basha-doreheqja-e-metes-parakusht-per-hetimin-e-doshit-5969" }