Basha drekë me dy ambasadorë të rëndësishëm, zbulohet ç’u diskutua mes tyre

Publikuar tek: politike, më 08:32 26-01-2018 Basha drekë me dy ambasadorë të rëndësishëm, zbulohet ç’u diskutua mes tyre

 Kreu i PD, Lulzim Basha ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku foli për situatën politike në vend dhe rëndësinë e protestës së 27 janarit.

Ndër të tjera Basha ka treguar se gjatë këtyre ditëve ka qenë në një drekë pune me dy ambasadorë të rëndësishëm, emrat e të cilëve nuk ka preferuar t'i bëjë të ditur, dhe ka treguar se cila ka qenë tematika ku janë fokusuar.

“Isha në drekë me dy ambasadorë të rëndësishëm në vendin tonë. Në një përqasje pak më ndryshe i pyeta më thoni haptazi: a keni më pak a më shumë krim qëkur është Edi Rama kryeministër të eksportuara nga Shqipëria drejt vendeve tuaja? A keni më pak apo më shumë drogë. A keni më pak apo më shumë emigracion të paligjshëm? Jemi në një situatë ku shqiptarët brenda vendit përballen me një kaos të vërtëtë. Ju e pate, 11 shpërthime me dhjetëra viktima sepse rendi dhe siguria kanë rënë, janë shpartalluar. Dhe s’mund të jetë ndryshe.  

Jemi në një situatë ku ekonomia është në gjendje falimenti po rrënohet ditë për ditë. Me shifrat zyrtare që janë të manipuluara dhe ne do japim prova javën e ardhshme për gjithë botën se si i manipulojnë shifrat Edi Rama që është vepër penale. Por me shifrat e tyre zyrtare kanë falimentuar 50 biznese ditë për ditë vitin e kaluar, kryesisht për sipërmarrje të vogla dhe vetëpunësimi. Dhe kjo vazhdon edhe këtë vit me një ritëm më të përshpejtuar. Ekonomia është në kolaps, shqiptarët janë në depresion, të gjithe duan të largohen”, është shprehur Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022179841995239
array(1) { ["section"]=> string(81) "basha-dreke-me-dy-ambasadore-te-rendesishem-zbulohet-c-u-diskutua-mes-tyre-107974" }