‘Basha duhet të reflektojë’, Ristani e thotë hapur: Opozita nuk e realizoi dot objektivin

Publikuar tek: politike, më 17:02 17-07-2019 ‘Basha duhet të reflektojë’, Ristani e thotë hapur: Opozita nuk e realizoi dot objektivin

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në Top Talk ka komentuar situatën aktuale të PD.

Ristani është shprehur se djegia e mandateve nga opozita nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja në zgjedhje.

Sipas Ristanit, tani që opozita nuk e realizoi dot objektivin, Lulzim Basha duhet të reflektojë.

‘Ne momentin kur është marrë vendimi edhe unë kam qenë pjesë e trupës qe e mori vendimin për të djegur mandatet. U duk se ishte zgjidhja e vetme për të sensibilizuar Shqiptarët për të keqen që po ndodhte, për t’i thënë shqiptarëve se kjo nuk behej per karriget e deputetëve të PD-së. Duhej kjo rrugë radikale edhe për të bindur partnerët ndërkombëtarë por tashmë rezultati është ky që kemi në tavolinë, që opozita e bashkuar nuk e arriti dot objektivin që zgjedhjet të mos realizoheshin, gjithashtu nuk u arrit të merrnim dot perkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë. Pra duke u nisur nga pasojat besoj se nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja ne zgjedhje. Por prapë është reflektim personal. Duke u nisur nga rezultati, për sa kohë nuk arritëm ta largojmë Ramën, për sa kohë nuk arritëm të moszhvilloheshin zgjedhjet në 30 qershor, duke u nisur nga rezultati, fakti është që rruga nuk ishte e duhura’, tha Ristani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018696069717407
array(1) { ["section"]=> string(92) "basha-duhet-te-reflektoje-ristani-e-thote-hapur-opozita-nuk-e-realizoi-dot-objektivin-172514" }