Basha e Berisha ‘përplasen’ për herë të parë me Rudinën në ceremoninë e Azemit por deputetja rri ‘akull e ftohtë’ (FOTO krah të ëmës gjyqtare)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:20 12-09-2020 Basha e Berisha ‘përplasen’ për herë të parë me Rudinën në ceremoninë e Azemit por deputetja rri ‘akull e ftohtë’ (FOTO krah të ëmës gjyqtare) Berisha-Basha-Hajdari i kthen shpinen

Ceremonia e përkujtimit të pishtarit të demokracisë Azem Hajdari, sot në 22 vjetorin e vrasjes së tij, ka bërë bashkë për herë të parë Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Rudina Hajdarin.

Kjo e fundit, që pas vendimit për të mos lënë mandatin, nuk ka patur më raport me kryedemokratin Basha por sot në memorialin e të atit të ndjerë, nuk e ka shmangur dot takimin.

E megjithatë, nga fotot por edhe pamjet video tregojnë qëartazi një marrëdhënie të akullt të Rudinës me Berishën e Bashën, raporton newsbomb.al.

Rudina Hajdari ka qenë e shoqëruar në këtë ceremoni nga e ëma, gjyqtarja Fatmira Hajdari e cila ‘u dogj’ nga vettingu.

ÇFARË SHKRUAN BASHA PËR AZEM HAJDARIN:

Në përvjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë jetën dhe veprën e njeriut, që ia fali rininë dhe energjinë e tij demokracisë dhe lirisë.

Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit është përjetë shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre.

E sotmja është po ashtu një thirrje për rininë që të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në dhjetorin e 1990 e në vitet që pasuan.

Vepra e Azem Hajdarit është dëshmia e qartë se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë dëshirën, energjinë dhe vendosmërinë e rinisë por edhe të popullit shqiptar për ndryshim. Ndaj është koha që me frymëzimin e Azemit dhe bashkëluftëtarëve të tij të viteve '90, të hapim rrugën e lirisë, demokracisë, mundësive të barabarta, Shqipërisë si gjithë Europa.

I përjetshëm qoftë kujtimi i heroit të demokracisë, simbolit të luftës dhe përpjekjeve për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

ÇFARË SHKRUAN BERISHA PËR HAJDARIN:

Nderim kujtimit dhe vepres te pavdekshme te Tribunit te Lirise, Azem Hajdari dhe sivllaut te tij Besim Çera ne pervjetorin e renies se tyre. Azem ti je gjalle! sb

45.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ME VIDEO/ Atentat në mes të ditës: Autorët ndjekin C Class-in dhe e qëllojnë me breshëri nga Shëngjini deri në Shkodër
I mori 16 mijë euro me shantazh një 23 vjeçari në Tiranë, prangoset autori, procedohet dhe një vajzë (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.012420892715454
array(1) { ["section"]=> string(143) "basha-e-berisha-perplasen-per-here-te-pare-me-rudinen-ne-ceremonine-e-azemit-por-deputetja-rri-akull-e-ftohte-foto-krah-te-emes-gjyqtare-220155" }