Basha e la jashtë parlamentit, reagon ish-deputetja: Mirënjohje pakufij profesorit, do t’i rikthehem biznesit

Publikuar tek: politike, më 11:36 09-09-2017 Basha e la jashtë parlamentit, reagon ish-deputetja: Mirënjohje pakufij profesorit, do t’i rikthehem biznesit

Sapo mbaroi seanca e parë parlamentare ka skaduar edhe mandati i ish-deputetëve që u lanë jashtë kësaj legjislature nga Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 qershorit.

Arbjola Halimi është njëra prej tyre. Ajo reagoi menjëherë pas seancës përmes një postimi në facebook, ku nuk ngurron të falenderojë ish-liderin e PD, Sali Berisha, anëtarësinë e demokratëve dhe elektoratin.

Halimi apelon ish-kolegët të përballen me vështirësitë dhe të mos e braktisin PD e misionin e saj. Po ashtu, ish-deputetja shuan kuriozitetin e të gjithëve, se pas angazhimit në politikë ka vendosur të rikthehet në universitet dhe biznesit të saj, në klinikën e psikologjisë.

STATUSI I PLOTË

Te nderuar Miq dhe Demokrate. Ne keto ore te mbarimit te mandatit dhe fillimit te legjislatures se re parlamentare, deshiroj ti uroj suksese kolegeve te mi qe me kane lene mbresa dhe te tjereve qe kane perpara sfiden opozitare. Perpos ecejakeve ne krye te Partise Demokratike ne keto kater vite, ne mbetemi demokrate dhe shpirti yne eshte aty. Uroj qe Partia Demokratike te mbetet plebishtare opozitare ne keto 4 vite. Gezoj respekt te pakufij per njeriun qe me zgjodhi, besoi tek une dhe kishte si parim te zgjedhjes se bashkepunetoreve te tij virtytin dhe vlerat. 
Respekt te pafundem per Prof. Dr. Sali Berishen. I uroj jete te gjate e vetem gezime. Uroj te mos ja tjetersojne meritat! I uroj shendet e vetem te mira!
Nje falenderim te vecante e kam per elektoratin dhe te gjithe anetaresine e demokrateve. I jam mirenjohese gjithnje. U them se, pavaresisht veshtiresive te mos e braktisin Partine Demokratike dhe misionin e saj. Ajo eshte partia e lirise, vlerave dhe shpirtit antikomunist.

Per kureshtaret qe me kane pyetur keto dite: Do te kthehem ne universitet dhe do ti rikthehem klinikes se psikologjise.

Ju pershendes te gjitheve!

arb.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038265943527222
array(1) { ["section"]=> string(112) "basha-e-la-jashte-parlamentit-reagon-ish-deputetja-mirenjohje-pakufij-profesorit-do-t-i-rikthehem-biznesit-91701" }