Basha e nis vrullshëm, jep mesazhin e rëndësishëm dhe paralajmëron ndryshime në PD: Ja tre sfidat tona

Publikuar tek: politike, më 18:22 08-09-2017 Basha e nis vrullshëm, jep mesazhin e rëndësishëm dhe paralajmëron ndryshime në PD: Ja tre sfidat tona

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka nisur me një mesazh të qartë mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar të PD-së, duke përjashtuar çdo mundësi që partia e tij të jetë pjesë e pushtetit apo e ndarjes së pushtetit.

Basha ka paralajmëruar për ndryshime në Partinë Demokratike, duke thënë se do “modernizohet” dhe “refomohet”.

Më tej kreu i PD-së, që këtë katër vjeçar do jetë pjesë e Kuvendit, përcaktoi tre sfidat e rëndësishme të Partisë Demokratike ndërsa nuk harroi të urojë edhe deputetët të cilët hyjnë për herë të parë në Parlament.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së vijon me dyer të mbyllura.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Dua ta filloj me një mesazh të drejtpërdrejtë, qëndrimi ynë është i qartë ne jemi opozita dhe do vazhdojmë të bëjmë opozitën deri sa të na besojë populli, ne nuk do të jemi pjesë e pushtetit dhe e ndarjes së pushtetit në asnjë rast.

Opozita i duhet sot më shumë se kurrë vendit. Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, ku do të përcaktohet nëse Shqipëria do t'i kthehet integrimit europian apo do zhytet së bashku me elitën e korruptuar të vendit.

Ne kemi tre sdfida të rëndësishme:

Na takon ne që të bëhemi pengesë që vendi të mos rreshkasë në autokraci.

Na takon ne ta ndryshojmë politikën dhe t’i ofrojmë shqiptarëve alternativën e demokracisë. Ne do të modernizojmë dhe reformojmë Partinë Demokratike.

Ne do jemi edhe alternativa morale, jo vetëm politike.

Ne do denoncojmë dhe do protestojmë kundër keq qeverisjes dhe korrupsionit. Ne do jemi altenrativa e njerëzve. Shqiptarët sot janë më të braktisur se kurrë.

Opozita jonë nuk do jetë e lehtë, sistemi ynë politik nuk i jep opozitës asnjë instrument real. Qeveria i kontrollon të gjitha, madje edhe mediat.

Deputetëve të rinj dua t’ju uroj fillim të mbarë. Mirësevini në botën e ashpër të poltikës shqiptare, do t’ju fyejnë, do t’ju vënë në dyshim. Por mos u ndalni. Puna juaj do të shpërblehet me mirënjohjen e njerëzve. Ju uroj ta përmbushni me nder punën tuaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14187216758728
array(1) { ["section"]=> string(106) "basha-e-nis-vrullshem-jep-mesazhin-e-rendesishem-dhe-paralajmeron-ndryshime-ne-pd-ja-tre-sfidat-tona-91631" }